Basha: Tragjedi njerëzore dhe indiferencë qeveritare në minierat shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për heshtje dhe indiferencë pas aksidentit tragjik në minierën e Munellës në rrethin e Pukës, ku humbi jetën një qytetar.
Kryetari i PD-së, Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shprehet” “Tragjedi njerëzore dhe indiference qeveritare në minierat shqiptare. Dje vdiq nga shembja e galerisë në Munellë, Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy femijëve, nga fshati Kimez, i komunës Gjegjan. Familjes Ndreca dua t’i përcjell edhe publikisht ngushëllimet e mija për humbjen dhe dhimbjen e madhe. Asnjë fjalë nga kryeministri dhe manaret e tij. Heshtje dhe indiferencë që vret. Jetet e minatorëve nuk kanë asnjë vlerë. Deri dje hidhnin lot krokodili për çdo aksident miniere dhe betoheshin se do rrisnin sigurine por kur erdhen në pushtet i braktisen edhe minatorët si shumë njerëz të punës”.
“Në 1 vit e gjysëm ka patur më shumë viktima në minierat shqiptare se asnjehere më parë. Braktisja ndihet kudo.Kryeministri dje jepte shfaqje me keca dhe manare por nuk gjeti kohë as të ngushëllonte njerëzit që flijoheshin në minierat e vendit. Kjo qeveri e ka hallin dhe mendjen vetem tek vetja”, shkruan Basha.