Rajoni

Bashkëpunimi Maqedoni-Serbi

maqedoniMaqedonia dhe Serbia thellojnë bashkëpunimin. Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme në Shkup të mërkurën i dha dritën jeshile marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave të shoferit.

Kjo marrëveshje pritet të fuqizohet menjëherë pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve që pritet të ndodhë në fund të këtij muaji.

Natasha Deskoska, përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme në Maqedoni, thotë: “Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të rritet numri i marrëveshjeve ndërshtetërore, të avancohet siguria në komunikacion, të forcohet bashkëpunimi dhe të ruhen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.”

Pas fuqizimit të kësaj marrëveshjeje, shoferët nga Maqedonia dhe Serbia nuk do të kenë nevojë për patenta ndërkombëtare gjatë lëvizjes me automjete në këto shtete.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski, tha se marrëveshje të ngjashme Maqedonia ka edhe me Shqipërinë dhe i propozoi Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup që këtë nismë ta zgjerojë edhe me Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë.

“Bëj apel që iniciativa të këtilla të ndërmerren edhe me vende të tjera. Do të ishte mirë që një marrëveshje të tillë ta kishim edhe me Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë sepse lëvizja në këto vende është e madhe”, theksoi Milloshoski.

Marrëveshja për njohjen e patentave mes Maqedonisë dhe Serbisë vjen një muaj pas marrëveshjes për ambasada të përbashkëta mes dy vendeve, që shkaktoi reagime të shumta tek shqiptarët e Maqedonisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button