☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▲0.3%
ARI 4,475 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,109 ▼ -1.1% ETH $2,146 ▼ -0.47% XRP $1.4104 ▼ -1.78% SOL $90.1000 ▼ -1.58%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Bashkëpunimi me Italinë, me fokus rritjen e prezencës së investitorëve

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, gjatë një takimi me ministrin për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, konfirmoi gatishmërinë e qeverisë italiane për forcimin e bashkëpunimit biletaral, me fokus në rritjen e prezencës së investitorëve italianë në Kosovë.

Ministri për Integrim Evropian Bekim Çollaku, i uroi mirëseardhjen dhe e falënderoi për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit dhe të integrimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur bindjen se kjo përkrahje do të rikonfirmohet edhe në procesin e vendimarrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Gjatë takimit ministri Çollaku e informoi Ambasadorin Sardi rreth axhendës së reformave me fokus në zbatimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar edhe në Samitin e Parisit në mes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.