roze
Bashkëshortja e Tom Hanks ka kancer në gji
Bashkëshortja e aktorit Tom Hanks, Rita Wilson, ka zbuluar se kohët e fundit është diagnostikuar me kancer në gji dhe i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë.
58-vjeçarja, edhe ajo aktore, e bëri publik lajmin nëpërmjet një komunikate në revistën ‘People’ ditën e martë.
“Javën e kaluar, me bashkëshortin pranë meje, dhe me mbështetjen e miqve, iu nënshtrove një mastektomie të dyfishtë”, tha ajo në komunikatë.
“Pres që të rekuperohem plotësisht. Pse? Sepse e kam kapur shpejt dhe kam mjekë të shkëlqyer.”