Ekonomia

Bashkimi Europian hap thirrjen për financimin e projekteve për OJF-të e reja

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR), ka celur sot thirrjen për propozime nga shoqëria civile për projekte, që kapin në total shumën prej 1,1 milionë euro, ku prioritet do të kenë sidomos organizatat me bazë në komunitet, të cilat nuk kanë përfituar grante nga BE-ja.
Zyra e projekteve “Tacso” njofton se sipas udhëzuesit të thirrjes, synohet promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri si dhe fuqizimi i rolit të organizatave të shoqërisë civile në konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit.
Objektivi specifik i thirrjes është mbështetja e organizatave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus, gruan dhe fëmijët kunder trafikimit. Mbrojtja e të drejtave të grave, promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i rolit të gruas, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, përfshijnë luftën ndaj trafikimit të të miturve, e të drejtave të minoriteteve, personave të prekur nga diskriminimi, komuniteti LGBT, personat me aftësi të kufizuar si dhe grupe të tjera vulnerabël, personat në vështirësi ekonomike, të pastrehët, të moshuarit, etj.
Përparësi do të marrin sidomos projektet që synojnë rrethinat, zonat rurale, ato periferike, që mbështesin organizatat me bazë në komunitet, përfshijnë grupet rinore, shoqatat e profesionistëve të rinj, iniciativat civile, etj.
Pjesëmarrësit në këtë garë duhet të dorëzojnë aplikimet deri në datën 25 gusht.
Specifika e kësaj thirrjeje është mbështetja e organizatave me bazë në komunitet, që nuk kanë përfituar grante nga BE-ja, ku aplikantët e suksesshëm detyrohen të menaxhojnë shpërndarjen e të paktën 70% të vlerës së kontratës, duke ofruar grante të vogla deri në 30 mijë Euro për organizata, iniciativa dhe projekte në nivele lokale.
Shuma totale në dispozion te thirrjes është 1.1 milion euro, ku propozimet për grante nga aplikantët do të përfshihen në dy Lote.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button