Europa

Bashkimi Evropian përballë perspektivës së ndarjes

be-harte1Separatizmi dhe konfliktet e armatosura që kanë goditur Lindjen e Mesme kanë fshehur faktin se ndarja peshon sot mbi Evropën patriarkale.
Idetë e globalizimit dhe multikulturalizmit njohur në Evropë që prej fundit të viteve 1990 kanë, logjikisht, shkaktuar një reagim të kundërt. Përpjekjet e drejtuesve të komunitetit evropian për të krijuar një shoqëri universale kanë përfunduar në një përtëritje interesash për identitet kombëtar në disa rajone të Kontinentit të Vjetër. Nga ana tjetër, kjo situatë mund të jetë më frytdhënëse për Bashkimin Evropian. Për Brukselin është shumë e lehtë të qeverisë një Evropë të përbërë nga shtete të vogla dhe të mesme të përqendruara rreth një qendre force”, thekson politologu Pavel Sviatenkov nga Fondi i Perpektivës historike.
Përfaqësuesit e vendeve më të mëdha të Bashkimit Evropian, lokomotivat si Gjermania dhe Franca janë të interesuara për këtë. Është e qartë se është mjaft e komplikuar të diskutosh me Spanjën dhe Italinë edhe pse këto vende janë më të dobëta se liderët e BE-së, ndërkohë që diskutimet, të themi, me Italinë e Veriut apo vendet baske nuk përbëjnë problem. Liderët e Bashkimit Evropian gjithmonë do të imponojnë vullnetin e tyre për këto shtete të vogla. Kemi të bëjmë me përplasje interesash dhe procesesh që kanë si efekt progresin e separatizmit në shtetet si Britania e Madhe, Spanja dhe pjesërisht, Italia, por kjo nuk i përket liderëve, Francës dhe Gjermanisë.
Eskpertët theksojnë se referendumi në muajin shtator mbi pavarësinë e Skocisë do të jetë shumë i dobishëm në këtë kuadër. Sipas, Pavel Sviatenkov ekuilibri i forcave në Evropë do të pësojë ndryshime të mëdha nëse Skocia voton për ndarjen e Britanisë së Madhe.
Një Skoci e pavarur do të jetë e orientuar mbi liderët e Bashkimit Evropian, domethënë mbi Francën dhe Gjermaninë dhe do të përbëjë një peshë të rëndë për Anglinë. Kjo do të jetë një Ukrainë angleze. Britania e Madhe do të dalë e dobësuar ndjeshëm. Një goditje e rëndë do të jetë për prestigjin e saj dhe është e qartë që britanikët nuk do ta kontrollojnë vetë ishullin e tyre.
Në Evropën kontinentale situata lë gjithashtu për të dëshiruar. Profesoresha e Ekonomisë Kombëtare dhe funksionit publik pranë presidencëa ruse, Kira Sazonova thekson se vullneti i popullit bask për pavarësi përballë Spanjës mund të detabilizojë vendin.
Baskët kanë një çështje të veçantë. Ata janë popull i ndarë, ashtu si kurdët. Në këtë rast tema nuk përqendrohet vetëm në territorin e Spanjës. Franca dhe Portugalia janë gjithashtu të përfshira. Problemi i Baskëve është në fakt se ato nuk janë unanim. Baskët, më pak radikalë janë të shqetësuar për gjuhën e tyre, ndërkohë që radikalët kërkojnë një vend bask të pavarur. Një problem tjetër është në faktin se disa përfaqësues kanë humbur reputacionin nga terrorizmi dhe janë aktualisht të perceptuar nën një prizëm negativ.
Përveç baskëve Spanja ka një ”dhimbje koke” më të rëndë. Bëhet fjalë për Katalanjën që kërkon pavarësinë. Nëse kjo ndodh, Spanja që d[shiron të ngrihet në rangje të larta rrezikon të ndahet dhe të bëhet një vend i tretë./ (Nga Zëri i Rusisë)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button