roze

Bastian Schweinsteiger martohet… sërish

Të martën u martua me tenisten serbe Ana Ivanovic, por duket se futbollistit Bastian Schweinsteiger i pëlqeu shumë eksperienca, kështu që të mërkurën e përsëriti martesën.

Kjo ishte martesa në kishë për çiftin dhe kësaj radhe, Ana kishte zgjedhur një fustan të bardhë të mrekullueshëm, ndryshe nga ai i thjeshti i së martës.

Mësohet se Bastian dhe Ana u bashkuan me familjarët e tyre në Itali vetëm 1 ditë pas mbylljes së “Euro 2016”. Sipas asaj që publikohet në median gjermane, askush nga të ftuarit nuk e dinte se ku do të zhvillohej ceremonia e martesës dhe udhëtuan për në Itali nëpërmjet një avioni privat.

Pas dy ditësh ceremonish  martesore, futbollisti gjerman dhe tenistja bukuroshe serbe do të udhëtojnë për muajin e tyre të mjaltit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button