Teknologji

“Batman: Arkham Knigt”, pezullohen shitjet për kompjuter

Zhvilluesit e “Batman: Arkham Knight” kanë vendosur të ndëpresin shitjen e versionit për kompjuter të lojës, për shkak të problemeve me performacën si stopimi apo ngrirja e lojës.

Rocksteady Studios u kanë kërkuar falje fansave dhe thanë se janë duke punuar “për të adresuar çështjen”. “Batman: Arkham Knight” është një nga lojërat më të shumëpritura të 2015. Javën e kaluar në eventin e lojërave E3 në Los Angeles, kishte radhë të gjata pritjeje për të, para datës së lançimit.

Në një deklaratë Rocksteady Studios thotë: “Duam t’ju kërkojmë falje juve që po hasni probleme me performancën me ‘Batman: Arkham Knight’ në kompjuter. Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe kemi vendosur të ndërpresim shitjen e ardhshme të lojërave për versionin në kompjuter, ndërsa po punojmë për të rregulluar problemin, për të kënaqur standardet tuaja të cilësisë. Ne i vlerësojmë konsumatorët tanë dhe e dimë se ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh që po gëzojnë lojën për kompjuter, dhe duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë këtë eksperiencë edhe më të mirë”.

Një prej atyre që bleu lojën është David Palmer, nga West Yorkshire. Ai ka thënë për BCB Newsbeat: Unë luajta lojën për 10 minuta dhe diçka ndodhi, pata një bllokim të sistemit të lojës. Kjo nuk duhet të ndodhë. Versioni PS4 i lojës ka një trajtim shumë të mirë, dhe nuk ka probleme grafike. Të luash në kompjuter, ai bllokohet katër herë në hapësirën kohore të një ore, dhe më duhej ta nisja nga fillimi”.

Rocksteady Studios kanë thënë se lojtarët e pakënaqur mund të kërkojnë rimbursim në dyqanet ku kanë blerë lojën dhe shtojnë: “Duam t’ju falenderojmë për durimin tuaj, dhe po punojmë për një version të përditësuar të ‘Batman: Arkham Knigt’ për kompjuter, kështu që të gjithë do të mund të shijoni kapitullin final të serive”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button