🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,942 ▲ +0.7% ETH $2,246 ▲ +0.96% XRP $1.1686 ▼ -0.69% SOL $90.0400 ▼ -0.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bundesliga

Bayerni i penalizuar nga arbitrimi? Ballack: Më duket sikur u tentua të ndikohej ndeshja

Në Gjermani nuk po shuhen polemikat pas eliminimit të Bayern Munich ndaj PSG në gjysmëfinalen e Champions League. Në qendër të kritikave është arbitrimi i ndeshjes së kthimit, i kundërshtuar nga shumë ish-lojtarë dhe analistë gjermanë.

Ndër reagimet më të forta ishte ai i Michael Ballack. Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, në një intervistë për DAZN, kritikoi veçanërisht episodin e Nuno Mendes, i cili sipas tij duhej të ndëshkohej me karton të dytë të verdhë, duke e lënë PSG me një lojtar më pak.

“Ishte një situatë që ndryshoi ndeshjen. Është hera e parë që shoh arbitrin e katërt të ndërhyjë në një episod të tillë”, – deklaroi Ballack. Më pas ai shtoi edhe më rëndë: “Kisha ndjesinë se nuk donin të jepnin kartonin e dytë të verdhë. Ky është perceptimi im si spektator dhe po e them shumë qartë”.

Ish-lojtari i Bayernit la të kuptohej gjithashtu se kishte dyshime mbi interpretimin e përgjithshëm arbitral: “Ndonjëherë duket sikur tentohet të ndikohet rrjedha e një ndeshjeje. Nuk po akuzoj askënd drejtpërdrejt, por ajo situatë nuk e justifikonte atë vendim”. Deklaratat e tij ndezën edhe më shumë debatin në Gjermani, aq sa “Bild” foli hapur për “dyshime komploti kundër Bayernit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.