☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.82 ▼3.82%
ARI 4,544 ▲3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,537 ▼ -0.65% ETH $2,155 ▲ +0.15% XRP $1.4153 ▼ -1.21% SOL $90.8300 ▼ -0.74%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.82 ▼3.82 % ARI 4,544 ▲3.22 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.82 ▼3.82 % ARI 4,544 ▲3.22 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
25 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

BB, 420 milion dollarë për Maqedoninë e Veriut, projekte kapitale dhe mbështetje ekonomisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka firmosur marrjen e borxhit nga Banka Botërore prej 420 milionë dollarëve. Paratë do të shfrytëzohen në 4 vitet e ardhshme për projekte kapitale dhe për mbështetje të ekonomisë. Norma e interesit sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski do të jetë e ulët dhe e favorshme për vendin, dhe do të jetë 1%. Këto para tashmë janë kalkuluar në gjendjen e borxhit publik, ashtu si do tërhiqen para nga kredia, ashtu do ndryshojë edhe niveli i borxhit të shtetit.

„Gjithsesi kjo do të varet nga dinamika e tërheqjes. Ndërsa më e rëndësishme është se nëse bëhet fjalë për borxh publik, ne arritëm me politikën tonë të udhëheqim në këto dy vite, e kjo është politika e konsolidimit të vazhdueshëm fiskal me çka e stabilizojmë borxhin publik”, tha Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Qeveria këtë borxh për projekte kapitale e bën pasi vitin e kaluar nuk arriti të realizojë as 1/3 e parave nga arka e shtetit të destinuara për këtë qëllim. Nga Qeveria u tha se me Bankën Botërore është arritur marrëveshje që me paratë do të ndërtohen projektet në infrastrukturë, por edhe për qëllime tjera, në dobi të qytetarëve.

Viti i kaluar, sipas realizimit të investimeve kapitale është viti më i dobët në 10 vitet e shkuar. Nga 400 milion euro që ishin planifikuar nga Qeveria vitin e kaluar për ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave, ujësjellës dhe kanalizim u shpenzuan vetëm 197 milion euro. Një pjesë e parave ose 50 milion euro që nuk u shpenzuan për projektet kapitale qeveria vendosi t’ua falë komunave që t’i reduktojnë borxhet e tyre. Këtë vit, i cili paralajmërohet si vit ekonomik deri më tani nuk dallon nga viti i kaluar. Treguesit thonë se në katër muajt e parë të vitit janë realizuar vetëm 10% nga 420 milion eurot e parapara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.