Ekonomia

BB: Guvernatori i huaj i mundshëm

Banka Botërore ka bërë për herë të parë publik qëndrimin mbi zgjedhjen e guvernatorit e ri.

bbbNë një intervistë për Top Channel, drejtoresha e Bankes per Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstin e lë të hapur mundësinë e një guvernatori të huaj, duke deklaruar se për institucionin që ajo përfaqëson nuk është kombësia ajo që ka rëndësi, por të tjerë kritere.

“Ajo qe ka rendesi eshte aftesia teknike dhe integriteti te pacenueshem i atij qe do zgjidhet. Per Banken Boterore, kombesia nuk ka rendesi. Ne vete jemi nje institucion qe zgjedh eksperte nga çdo vend i botes pavarësisht kombesise se tyre duke u bazuar tek aftesite teknike dhe integriteti. Ajo qe eshte shume e rendesishme per Banken Boterore eshte qe Shqiperia te ruajë te paprekur pavaresine e Bankes Qendrore dhe te riktheje integritetin e ketij institucioni”, thotë Goldstin.

Zonja Goldstin thote se çdo zgjedhje do te kishte avantazhet dhe dizavantazhet e saj dhe ky është një vendim që i takon vetë autoriteteve shqiptare ta marrin.

“Nje guvernator i huaj, me kredenciale ne rang global do te rriste reputacionin e Bankes se Shqiperise dhe do i jepte vendit tuaj nje rol me te madh ne diskutimet financiare ne Europe. Ai mund te jete me i distancuar nga presioni politik qe zakonisht ushtrohet mbi keto poste. Pra ka ndoshta disa arsye te mira per te marre ne konsiderate nje te huaj. Nga ana tjeter, ka dhe dizavantazhe si pengesat gjuhesore dhe mungesa e familjaritetit me gjendjen specifike te sektorit financiar ne Shqiperi. Por, për këtë, duhet të vendosni vetë ju. Te gjitha keto duhen peshuar nga presidenti dhe parlamenti kur te marrin vendimin”, thotë zyrtarja.

Për zyrtaren e lartë të Bankës lajmi i mirë është se ngjarja në Bankën e Shqipërisë nuk e cënoi stabilitetin financiar të vendit. Por në këtë pikë ajo i tërheq vëmendjen autoriteteve të lëvizin sa më shpejtë për të zgjedhur guvernatorin e ri.

“Nuk ka asnje efekt sistemik nga akuzat per vjedhje dhe korrupsion ne Banken e shqiperise ne sistemin financiar te vendit. Pra Shqipëria nuk duhet të shqetësohet për këtë. Por pertej kesaj, ajo qe eshte po ashtu kritike tani eshte qe presidenti dhe parlamenti te levizin sa me shpejte te jete e mundur per te zgjedhur guvernatorin e ri”, thote ajo.

Veç zhvillimeve në Bankën e Shqipërisë zonja Goldstin ka komentuar edhe situatën ekonomike të vendit.

“Ne presim qe 2014 te jete ne menyre domethenese nje vit me i mire se 2012 dhe 2013. Ne mendojme se rritja ekonomike do te arrije ne 2 per qind qe eshte dyfishi i rritjes së regjistruar vitin e kaluar. Ajo që po shohim tani dhe qe eshte shume inkurajuese është se ecuria e eksporteve ka qene relativisht e forte, sektori i bujqesise ka patur nje ecuri shume te mire dhene pergjithesi ka nje rritje në aktivitetin e biznesit, që ne mendojme se eshte ndihmuar nga shlyerja e detyrimeve te prapambetura qe ka injketuar likuditet ne treg”, thote Goldstin.

Por ekonomia ka dhe rreziqe. Dhe një nga më të mëdhatë që Banka Botërore vlerëson është sektori energjetik. Zonja Goldstin thotë se zgjidhja e krizës energjetike do të kërkojë kohë dhe një paketë të gjerë masash ku të përfshihet rritja e arkëtimeve ulja e forte e humbjeve dhe zbatimi i nje mekanizmi transparent per tarifat duke mbrojtur të varfërit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button