BB mbështet Shqipërinë; program kreditimi prej 1.2 miliardë dollarësh
Banka Botërore mbështet aspiratat e Shqipërisë për të pasur një rritje të njëjtë ekonomike dhe integrim në Bashkimin Europian.
Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës, kanë miratuar një program kreditimi prej 1.2 miliardë dollarësh, për një periudhë pesë vjeçare.
Drejtorët ekzekutivë përshëndesin progresin e fundit të Shqipërisë në reformat makro-fiskale dhe strukturore. Ata vënë në dukje angazhimin e qeverisë në arritjen e këtyre reformave të vonuara.
“Shqipëria ka një mundësi historike për t’u ndarë me të kaluarën dhe për të përshpejtuar rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian. Grupi i ri i BB-së për partneritetin e vendit i përgjigjet kësaj mundësie, dhe mbështet prioritetet e caktuara me konsultim të gjerë dhe angazhimit të aktorëve kryesorë në Shqipëri. Ne shohim përpara për të vijuar momentum-in e reformave dhe zbatimin efektiv për të përmbushur rezultatet, në dobi të qytetarëve shqiptarë”, tha Ellen Goldstein, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore.
Banka Botërore aktualisht mbështet tetë projekte në Shqipëri me një vlerë prej 512 milionë dollarë, ndërsa Koorporata Financiare Ndërkombëtare ka një portofol prej 136 milionë dollarësh.