☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.65 ▼1.69%
ARI 4,719 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,305 ▲ +3.62% ETH $2,141 ▲ +5.05% XRP $1.3412 ▲ +3.34% SOL $82.1600 ▲ +3.1%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.65 ▼1.69 % ARI 4,719 ▲0.84 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.65 ▼1.69 % ARI 4,719 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

BB: Pesë rreziqet që mund të cënojnë rritjen më 2016-2017

Duke bërë një vlerësim për rritjen e pritshme ekonomike për periudhën 2016-2017, Banka e Botërore në raportin rajonal “Ribalancim për rritje më të fortë” të prezantuar sot ka evidentuar pesë rreziqe që kanosin procesin e rimëkëmbjes.

Nga faktorët e jashtëm renditen tre si më kryesore: luhatshmëria e tregjeve financiare, rritja më e ulët në tregjet eksportuese dhe lëvizjet e çmimeve të lëndëve të para në Bursa.

Ndërsa si arsye të brendshme shihen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2017 dhe shpejtësia e reformave strukturore dhe fiskale.

Në vlerësimin e përgjithshëm banka evidenton një rikthim të rritjes ekonomike në 2015-ën, e udhëhequr nga investimet dhe eksportet.
Banka ve ne dukje se ribalancimi i burimeve të rritjes ka filluar dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e tij është e nevojshme adresimi i deficiteve fiskale dhe të jashtme dhe forcimi i trendit pozitiv të produktivitetit.

Institucioni Financiar Ndërkombëtar rekomandon se reformat duhet të përqendrohen në përmirësimin e klimës së biznesit dhe qeverisjes, përmirësimin e drejtësisë, cilësisë dhe eficensës së shërbimeve publike dhe mbrojtjes sociale.

Rritja e produktivitetit vjen nga garantimi i përdorimit të qëndrueshëm të energjisë dhe burimeve natyrore dhe ruajtje e mjedisit. Eliminimi i faktorëve dekurajues dhe barrierave në punësimin formal, paraqet mjaft rëndësi, sipas analizës së BB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.