☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.83 ▲2.95%
ARI 4,472 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,386 ▲ +2.1% ETH $1,910 ▲ +1.42% XRP $1.0045 ▲ +0.47% SOL $76.0600 ▲ +1.25%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.83 ▲2.95 % ARI 4,472 ▲0.77 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.83 ▲2.95 % ARI 4,472 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

BDI: Dy vjet vonesa për autostradën Shkup-Bllacë, propagandë dhe tentativa për ta devijuar

“Sot po prezantohet fillimi i punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Shkup- Bllacë. Është lajm i mirë për qytetarët dhe për lidhjen strategjike me Kosovën. Por opinioni publik meriton ta dijë të vërtetën: ky është një projekt i konceptuar, projektuar, financuar dhe mbrojtur nga qeveria e udhëhequr nga BDI”, kështu deklaruan nga opozitarja BDI.

Siç thuhet në njoftimin e partisë, në kohën kur studimet fillestare e vlerësonin se një autostradë nuk ishte ekonomikisht e arsyeshme, BDI mori një vendim strategjik dhe politik që Bllaca, si porta kryesore drejt Kosovës dhe pjesë e Korridorit 8, të lidhej me Shkupin përmes një autostrade moderne dhe jo përmes një rruge të zakonshme magjistrale.

“Për këtë projekt u siguruan 20 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian, u përgatit dokumentacioni teknik nga kompania amerikane Hill, u realizuan procedurat e projektimit për një terren kompleks me ura, viadukte dhe tunele, u nis procesi i shpronësimeve dhe u sigurua financimi ndërkombëtar për vazhdimin e ndërtimit.Një nga vendimet më të rëndësishme ishte ndërtimi i 2 kilometrave të para të autostradës. Ky segment nuk u realizua rastësisht, por si një garanci strategjike që projekti të mos mund të ndryshohej më vonë në një rrugë magjistrale. Pikërisht këto 2 kilometra e bënë praktikisht të pamundur devijimin e konceptit fillestar.Qeveria e BDI-së kreu edhe procedurat e tenderimit, ku aplikuan 11 kompani, ndërsa qeverisë pasardhëse i mbeti vetëm të zgjidhte realizuesin dhe të vazhdonte punimet.Në vend të kësaj, për dy vite me radhë projekti u bllokua dhe u shoqërua me deklarata kontradiktore, pretendime për ndryshim traseje, ide për reduktimin e tij në rrugë magjistrale dhe tentativa për ta paraqitur si një projekt të ri. Madje u shpenzuan edhe rreth 8.850.000 denarë për analiza dhe ndryshime, vetëm që në fund të riktheheshin te zgjidhja e përgatitur nga BDI.Sot, ata që dikur e kontestonin këtë projekt dhe e vonuan për dy vite, përpiqen të marrin meritat për të. Faktet flasin ndryshe: autostrada Shkup–Bllacë është produkt i vizionit, planifikimit dhe punës së BDI-së.Korridori 8, Korridori 10-D, autostrada Shkup- Bllacë, Rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës dhe projektet për lehtësimin e kalimeve kufitare janë dëshmi të një politike që investoi në lidhjen rajonale dhe zhvillimin afatgjatë.Ne mirëpresim çdo hap drejt përfundimit të autostradës, por nuk do të lejojmë që propaganda të zëvendësojë faktet. Qytetarët e dinë se kush e nisi këtë projekt, kush e mbrojti dhe kush e vonoi për dy vite”, thonë nga BDI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.