Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.86 ▲1.98%
ARI 4,388 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $63,104 ▼ -1.25% ETH $1,878 ▼ -1.07% XRP $1.0046 ▼ -1.05% SOL $75.7000 ▼ -1.05%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.86 ▲1.98 % ARI 4,388 ▼0.74 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.86 ▲1.98 % ARI 4,388 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë

Nga BDI sot njoftojnë se sipas të dhënave e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë një rënie serioze të përfaqësimit të shqiptarëve në polici.

“Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Kjo përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm.I njëjti disproporcion u pa edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë. Nga 30 policët e dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar.

Këto dy të dhëna japin një pasqyrë të qartë të drejtimit që ka marrë politika e kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme.Policia ishte një nga institucionet kryesore ku Marrëveshja e Ohrit solli ndryshim të thellë në përfaqësimin e shqiptarëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u vendos si standard kushtetues pikërisht për të siguruar që institucionet shtetërore ta reflektojnë karakterin multietnik të vendit.

Sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, të dhënat nga MPB tregojnë një kthim prapa në këtë proces.

Më pak se 40 shqiptarë nga 549 policë të rinj dhe vetëm një shqiptar nga 30 policë të dekoruar janë tregues konkretë të kësaj politike.

BDI do të vazhdojë të ndjekë çdo konkurs, avancim dhe emërim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në institucionet tjera shtetërore, si dhe të publikojë çdo rast të cenimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.