☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,787 ▼0.13%
DOW 47,751 ▲0.02%
NASDAQ 22,703 ▲0.03%
NAFTA 85.45 ▼9.83%
ARI 5,209 ▲2.05%
S&P 500 6,787 ▼0.13 % DOW 47,751 ▲0.02 % NASDAQ 22,703 ▲0.03 % NAFTA 85.45 ▼9.83 % ARI 5,209 ▲2.05 % S&P 500 6,787 ▼0.13 % DOW 47,751 ▲0.02 % NASDAQ 22,703 ▲0.03 % NAFTA 85.45 ▼9.83 % ARI 5,209 ▲2.05 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Europa

BE krijon EUNAVFOR. Operacione ushtarake kundër trafikantëve në Mesdhe

Bashkimi Europian ra dakord për krijimin e një operacioni ushtarak detar, të quajtur EUNAVFOR Med, për të shkatërruar rrjetet kriminale të trafikantëve të njerëzve në Detin Mesdhe.

Zyra e shtypit e Bllokut lëshoi një deklaratë ku thuhet se ky vendim, i cili është një nga elementet e reagimit gjithpërfshirës të BE-së ndaj sfidës së migrimit, do të mundësojë fillimin e punës për një plan operacional detar për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve në Europë.

“Zëri i Amerikës” sqaron se misioni i EUNAVFOR Med do të realizohet në faza dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Planifikimi i tij, survejimi i fazës fillestare dhe vlerësimi i rrjeteve të trafiqeve me qenie njerëzore në Mesdheun jugor do të bëhet së shpejti.

Faza e dytë dhe e tretë e operacionit do të përqëndrohet në kapjen e aseteve të trafikantëve, në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me autoritetet libiane.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, shtabi i misionit do të jetë në Romë dhe do të drejtohet nga admirali italian Enrico Credendino. Kostoja e këtij operacioni vlerësohet të mbërrijë në 11.82 milionë euro për dy-mujorin e parë dhe për një mandat fillestar prej 12 muajsh.

Operacioni është pjesë e një numri masash gjithpërfshirëse që kanë për synim shpëtimin e njerëzve, trajtimin e situatave emergjente dhe trajtimin e problemeve rrënjësore të migrimit, siç është kërkuar nga Këshilli Europian më 23 prill të këtij viti.

Migrimi ilegal u ngjit në krye të agjendës së Bashkimit Europian muajin e kaluar, kur më shumë se 700 emigrantë humbën jetën pas fundosjes së një anijeje, aksidenti më i rëndë i këtij lloji në disa dekada.

BE është duke kërkuar pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe po harton një rezolutë për miratimin e operacionit të bazuar në kapitullin 7 të Kartës së OKB-së, e cila lejon përdorimin e forcës, – thonë diplomatët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.