🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 94.67 ▲2.45%
ARI 4,183 ▼3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,884 ▼ -2.23% ETH $2,648 ▼ -2.51% XRP $1.4780 ▼ -3.92% SOL $118.3300 ▼ -4.86%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.67 ▲2.45 % ARI 4,183 ▼3.2 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.67 ▲2.45 % ARI 4,183 ▼3.2 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

“BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, Von der Leyen më 30 shtator në Tiranë, nis turin në rajon

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë ketë javë një turn ë Ballkanin Perëndimor, ku do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, Von der Leyen do ta nisë vizitën të mërkurën, më 30 shtator, në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ajo pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit, ndërsa më 1 tetor, presidentja e Komisionit Evropian do të udhëtojë drejt Prishtinës.

Gjatë vizitës në Kosovë, Von der Leyen do të zhvillojë takime të ndara me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po atë ditë, ajo do të qëndrojë edhe në Podgoricë, ku pritet të takohet me drejtuesit e Malit të Zi dhe të diskutojë procesin e integrimit evropian.

Turneu do të përfundojë më 2 tetor në Shkup, ku Von der Leyen do të zhvillojë takime me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Komisionit Evropian, në qendër të diskutimeve gjatë këtij udhëtimi do të jenë hapat e ardhshëm në rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përparimi i integrimit gradual të rajonit.

Një tjetër element i rëndësishëm i vizitës do të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit Bashkimi Evropian synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe afrimin gradual të vendeve të rajonit me tregun dhe strukturat e BE-së. Vizita shënon turin e gjashtë që Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitave, presidentja Von der Leyen pritet të shohë nga afër edhe projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.

“BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, kishte deklaruar Von der Leyen në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së në qershor, duke nënvizuar rëndësinë që Komisioni Evropian i kushton procesit të zgjerimit.

Turneu i Von der Leyen vjen në një moment kur Bashkimi Evropian po kërkon të përshpejtojë procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, ndërsa vendet e rajonit vijojnë përpjekjet për reforma dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.