Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.19 ▲0.96%
ARI 4,524 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,233 ▲ +0.51% ETH $2,164 ▲ +0.06% XRP $1.4121 ▼ -0.66% SOL $91.6300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.19 ▲0.96 % ARI 4,524 ▼0.62 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.19 ▲0.96 % ARI 4,524 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

BE: Për telekomunikacionin dialogohet deri në një marrëveshje

Kosova dhe Serbia, do të dialogojnë deri në atë pikë derisa të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për telekomunikacionin.

Kështu ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijaçiq.

‘’Për çështjen e marrëveshjes së telekomunikacionit, ne do të vazhdojmë të dialogojmë për aq kohë sa është e nevojshme që të dyja palët të arrijnë në një marrëveshje të realizueshme dhe të qëndrueshme për të përfunduar marrëveshjen e vitit 2013’’ ka theksuar ajo.

Sikurse është raportuar edhe më herët për çështjen e kodit telefonik të Kosovës nuk u arrit asnjë rezultat as në raundin e fundit të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Lidhur me takimin e radhës për të njëjtën marrëveshje, Kocijançiq deklaroi se “takimi i ardhshëm sipas BE-së, do të mbahet posa të dyja palët zyrtare të jenë të gatshme për takim’’, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq sa i përket marrëveshjeve të arritura në mes të dyja palëve në dialogun e Brukselit, Bashkimi Europian konsideron tejet të rëndësishme zbatimin e tyre madje sipas BE-së është detyrim që duhet përfunduar nga të dyja palët.

‘’Bashkimi Europian iu bën thirrje të dyja palëve për të vazhduar me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, duke përfshirë këtu marrëveshjet mbi Telekomunikacionin, Asociacionin e komunave serbe dhe Energjetikës’’, tha Zëdhënsja Kocijançiq.

Deri tani janë zbatuar një numër marrëveshjesh për të cilat ishin pajtuar pala serbe dhe ajo kosovare në dialogun e Brukselit.

Kocijançiq për klankosova.tv ka bërë të ditur po ashtu që marrëveshjet tjera janë në vazhdim e sipër për t’u përmbushur duke shtuar se ‘’punimet në urën e Mitrovicës, pritet të përfundojnë në janar’’, njofton Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.