☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Ekonomia

BE pezullon përkohësisht fondet për bujqësinë në Shqipëri: Masë paraprake pas hetimeve për korrupsion me zbatimin e IPARD II

Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht fondet për bujqësinë në Shqipëri, në kuadër të programit IPARD II. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Delegacioni i BE bën me dije se ndërprerja e rimbursimeve është bërë pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), për korrupsion në zbatimin e IPARD II në vitet 2014-2020.

Në njoftim nuk jepen detaje në lidhje me gjetjet e hetimit mbi zbatimin e programit IPARD II, ndërsa theksohet se hetimi vijon dhe se bazuar në raportin përfundimtar të OLAF do të merren masa të mëtejshme.

Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Programi IPARD II është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural, fond i bashkëfinancuar nga BE (75%) dhe Qeveria Shqiptare(25%). Programi ka synim të mbështesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, personat fizik dhe juridikë, mikro-sipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.