Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 69.51 ▲1.4%
ARI 4,137 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,234 ▲ +0.61% ETH $1,774 ▲ +0.57% XRP $1.1269 ▼ -1.18% SOL $81.4300 ▲ +1.28%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.51 ▲1.4 % ARI 4,137 ▼0.72 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.51 ▲1.4 % ARI 4,137 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me ndalimin e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite, teksa ndodhej në flotiljen “Sumud”.

Në një njoftim zyrtar, MEPJ bën të ditur se po e ndjek me prioritet situatën dhe se, sipas informacioneve të siguruara, Goxhaj është transferuar në Izrael.

Ministria njofton se Ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv është angazhuar në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe pritet të zhvillojë një takim me aktivistin shqiptar për t’i ofruar ndihmë konsullore dhe për të mundësuar kthimin e tij në atdhe.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe së shpejti do të zhvillojë takim me z. Goxhaj, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe”, thuhet në reagimin e MEPJ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.