🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.08 ▼4.87%
ARI 4,546 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,737 ▲ +0.91% ETH $2,137 ▲ +0.79% XRP $1.3701 ▲ +0.59% SOL $86.2400 ▲ +1.9%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.08 ▼4.87 % ARI 4,546 ▲0.78 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.08 ▼4.87 % ARI 4,546 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

Ish-ambasadori Arben Çejku, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se figura e Eric Wendt, i nominuar si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u shpreh qartë në Senat se puna e tij kryesore do jetë: mbrojta e interesave amerikane!

Sipas tij, SHBA-të kanë një filozofi të qartë politike ku “Amerika është e para”, ndërsa vendet partnere mbështeten në kuadër të kësaj qasjeje strategjike.

Çejku theksoi se mbështetja amerikane për Shqipërinë është e pranishme në çdo nivel komunikimi dhe agjende zyrtare mes dy vendeve.

Ai u ndal edhe te roli i SPAK, duke thënë se përmendja e tij në Senatin amerikan nga Eric Wendt tregon një vëmendje të shtuar ndaj funksionimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri dhe nevojës për depolitizimin e tyre.

Sipas tij, SHBA-të kanë informacion të mjaftueshëm mbi përpjekjet për të ndikuar apo kufizuar rolin e SPAK, por në fokus mbetet bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e sigurisë, luftës kundër trafikut dhe krimit të organizuar.

“Ai e bëri të qartë që në hyrje që është për interesat amerikane të parat, dhe është në filozofinë e gjithë qasjes amerikane, që amerikanët janë të parët dhe pastaj janë të tjerët. Ata natyrisht e kanë mbështetur dhe e mbështesin Shqipërinë, edhe në raport, në çdo takim dhe agjendë që ka Shqipëria.

Kur SPAK përmendet në Senatin amerikan, tregon që ka një vëmendje të shtuar dhe detajimi për jopolitizimin është çështja se ai ka informacione të mjaftueshme për të gjitha interferencat dhe përpjekjet që janë bërë dhe bëhen ndoshta për ta minimizuar rolin e SPAK apo për ta devijuar punën e SPAK, por ai e vuri theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional i çështjeve të sigurisë, luftës kundër trafikut, rrjeteve kriminale dhe besueshmërisë.

Indirekt ai tha se kemi një partner të besueshëm, e bëri të qartë se SPAK është një institucion i konfirmuar dhe ai do të bashkëpunojë në disa parametra. Ai do një SPAK apolitik, që nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga politika.”, tha ai./abcnews

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.