☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,918 ▲ +0.33% ETH $2,498 ▼ -0.33% XRP $1.4095 ▲ +0.63% SOL $110.1100 ▼ -0.42%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Propozimi i Eric Went për ambasador në Shqipëri-Sulo: Dorë e fortë amerikane, vjen jashtë stofit të diplomacisë

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit se propozimi i Eric Went si ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tregon se ai është një dorë e fortë dhe që vjen jashtë profilit të diplomacisë.

Sulo ka zbërthyer edhe disa nga mesazhet e Went në Senat duke e lidhur atë drejtpërdrejt me doktrinën e politikës së jashtme “Amerika e Para” (America First) dhe prioritetet e fushatës elektorale të Trump.

“Ai e lidh sigurinë me prioritetin e fushatës elektorale të Trumpit dhe politikën e jashtme të Trump që është “America first” dhe siguria brenda Amerikës.

Çdo kancelari që ka Amerika në botë është tërhequr nga ai roli që jemi mësuar ta shohim që nga Lufta Botërore e këtej që merrte përsipër rolin e rregullatorit të demokracisë, të vlerave të përbashkëta euroatlantike”, u shpreh Sulo.

Sipas analistit, një nga pikat kryesore është ajo mbi sigurinë dhe luftën ndaj krimit të organizuar, pasi prioriteti kryesor i SHBA-së mbetet goditja e karteleve të drogës, të cilat Trump i ka shpallur si organizata terroriste.

“Por do të shikojnë më shumë punët e tyre dhe për pasojë siguria. Siguria lidhet me atë që ata e kanë luftën me kartelet. Eric Went e tha që siç e bëmë Amerikën të sigurt në raport me kartelet, ku Trump i shpalli organizata terroriste dhe i goditi. Duke qenë se grupet shqiptare kanë lidhje me kartelet e Amerikës së Jugut, këtu vjen lidhja e fjalës së tij sot”, nënvizoi Sulo.

Ai shtoi më tej se ky “është një emërim jo diplomatik, që nuk vjen nga diplomacia. Duket se është një dorë e fortë. Do të shohim se kë do të çukitë bastuni”, deklaroi më tej Sulo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.