☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.65 ▼1.38%
ARI 4,185 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,607 ▲ +0.77% ETH $2,427 ▲ +0.52% XRP $1.3108 ▲ +1.08% SOL $105.4100 ▲ +1.24%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,185 ▲0.1 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,185 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

GREQI – Të paktën 12 të vdekur në dy aksidente me varka me emigrantë

ATHINË, 19 tetor /ATSH-ANA/- Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në dy ngjarje të veçanta me varka që transportonin emigrantë, pranë ishujve grekë Lesbos dhe Samos.

Në rastin e parë, një varkë u përplas gjatë natës me një anije të Rojës Bregdetare greke, në juglindje të ishullit Lesbos.

Si pasojë, humbën jetën gjashtë persona, mes tyre edhe një foshnjë, raportoi transmetuesi publik grek ERTNews, duke iu referuar autoriteteve.

Sipas raportimit, tetë persona u shpëtuan. Rrethanat e sakta të aksidentit do të hetohen.

Ndërkohë, në veri të ishullit Samos po vijon një operacion kërkim-shpëtimi, pasi një tjetër varkë me emigrantë u përmbys.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA raportoi se deri në atë moment, ishin nxjerrë nga uji gjashtë trupa të pajetë.

Sipas agjencisë, 14 persona të tjerë u shpëtuan.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), numri i personave që mbërrijnë në Greqi si refugjatë është në rënie këtë vit.

Deri më 11 tetor, në Greqi ishin regjistruar rreth 25 000 mbërritje përmes detit.

Gjatë gjithë vitit të kaluar, ky numër ishte rreth 42 000. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.