⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,150 ▲ +0.61% ETH $2,249 ▲ +0.95% XRP $1.1775 ▼ -0.92% SOL $90.2900 ▲ +0.65%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News Albania, ka folur lidhur me zhvillimet rreth protestave të opozitës dhe rolin e Sali Berishës në to. Sipas Petrajt, protesta e ka mbyllur ciklin e saj dhe tubimet e thirrura po shërbejnë vetëm si një formë për të mbajtur të karikuar elektoratin deri në ditën e zgjedhjeve, pasi u shkatërruan nga dhuna dhe kërkesat e gabuara politike.

I pyetur në studio mbi ecurinë e revoltës dhe lëvizjet e Berishës me protestat, Petraj bëri një analizë të drejtpërdrejtë:

“Protesta e mbylli ciklin e vet. Protesta në Shqipëri e kaloi atë fazën e rënies, gjë për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë që nuk duhet të binte, sidomos duhet të organizohej ditët e para, nuk u organizua.

Do të mblidhen, është vetëm thjesht sa për të mbajtur me oksigjen atë pjesë të elektoratit të cilët duhet ta kenë të karikuar deri në zgjedhje. Asgjë më tepër nuk është kjo. Është një formë shprese që duhet t’i japin elektoratit që ‘ne do të ndryshojmë, ja do vijmë në pushtet, do vijmë këtu, do vijmë atje’. Pra kjo është ajo marrëdhënie për të cilën thirren edhe këto protesta.

Protestën e shkatërroi ajo dhuna e keqe, thirrje të palogjikshme, kërkesa të palogjikshme, kërkesa të cilat nuk kishin brenda atyre rregullave dhe kodeve normale të cilët mund të themi që me të vërtetë Ramës do t’i vinin në vesh dhe ishte me të vërtetë një kërkesë që ai edhe mund ta bënte.

Këta e filluan nga bishti të gjithë historinë që kërkuan dorëheqjen e Ramës… dhe kjo protestë e nxori më shumë të fuqishëm Ramën, e forcoi më shumë Ramën, forcoi më shumë PS-në”, tha Petraj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.