roze
Bella Hadid nuk di të ndalet
Pasi ishte një nga modelet që tërhoqi më shumë vëmendjen në Kanë, Bella Hadid nuk ka nevojë për pushim, por menjëherë ajo sërish është bërë qendra e vëmendjes në mbrëmjen “amfAR”, në ngjarjen kundër SIDA-s.
Modelja 19-vjeçare ishte sërish ajo që ra më shumë në sy. Veshja e Bella-s ishte mjaft e veçantë, ngjyrë argjendi, e cila i tregonte gjoksin.
Bella është motra e vogël e Gigi Hadid edhe ajo një super modele, por në kohët e fundit duket se modelja 19-vjeçare po fillon ta lërë në hije Gigin. Ta paktën një gjë është e sigurt, ajo nuk njihet më si motra e Gigi-t.