Ekonomia

Beqaj: Do luftojmë informalitetin në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë do të jetë pjesë e aksionit kombëtar në luftën kundër informalitetit.

Ministri Ilir Beqaj deklaroi në një konferencë për mediat se blerja e barnave pa kupon tatimor, jo vetëm që ndihmon shkelësit, por rrezikon edhe jetën e qytetarëve, pasi mund të bien pre e barnave të skaduara.

Beqaj tha se Ministria e Shëndetësisë mbështet aksionin kundër informalitetit, i cili sipas tij do të mundësojë një shërbim më të mirë shëndetësor në spitale.

Ministri tha se aktualisht në treg ka më shumë barna dhe është zgjeruar lista e atyre që janë të rimbursueshme. Ai pati një apel edhe për farmacistët.

“Sot ka më shumë barna në treg dhe është zgjeruar lista e barnave të rimbursueshme. Sot barnat janë më lirë se 2 vite më parë. U bëj thirrje farmacistëve të ndershëm thirrje që të bashkëpunojnë për të luftuar informalitetin”, tha Beqaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button