☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,630 ▼ -0.16% ETH $2,152 ▲ +0.28% XRP $1.4447 ▼ -0.46% SOL $90.2700 ▲ +1.3%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Beqiri: NVM-të, guri i themelit të rritjes së biznesit në Shqipëri

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri, deklaroi se Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme janë guri i themelit të rritjes së biznesit në Shqipëri.

AIDA prezantoi të premten Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së, me qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbi mundësitë e të bërit biznesit në tregun unik të BE-së.

Pjesëmarrës në panel ishin edhe zv/ministrja e MZHETS-it, Adela Karapici, si dhe përfaqësues të projektit të BE-së e ministrisë së Integrimit. Zv/ministrja Karapici tha në fjalën e saj se pjesëmarrja në këtë skemë është një mundësi për kompanitë shqiptare të cilat synojnë gjetjen e partnerëvë të mundshëm për të bërë biznes në tregjet e Europës dhe më gjerë.

Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve sjell së bashku rreth 600 organizata mbështetëse të biznesit nga më shumë se 60 vende të botës. Rrjeti është bashkëfinancuar nga programi “COSME” i BE-së, i projektuar për të nxitur konkurrencën e ndërmarrjeve evropiane.

Shërbimet e tij janë të përshtatura për NVM-të, por gjithashtu janë në dispozicion për të gjithë bizneset, universitetet dhe qendrat kërkimore. Ky është Rrjeti më i madh në botë që lidh biznesin europian dhe asiston kompanitë të përmirësohen dhe të inovojnë duke kryer partneritete, shkëmbim informacioni, këshillim dhe ekspertizë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.