🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲0%
ARI 4,438 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $62,882 ▼ -0.4% ETH $1,875 ▼ -0.45% XRP $0.9930 ▼ -0.88% SOL $74.4900 ▼ -1.22%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲0 % ARI 4,438 ▲0.01 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲0 % ARI 4,438 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Beqiri: Pse nuk u ngritën në protestë për Gërdecin? Pse u gjet ky moment për protestë

Analisti Idajet Beqiri ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RSTH1 se ashtu si sot shqiptarët duhet të kishin protestuar edhe për Gërdecin.

“Doli rinia sepse kjo rini ka qenë e pranishme në çdo moment të vështirë të vendit, nga më të rëndat që mund të imagjinohet.

Përjetuam luftën civile, kur veriu u vërsul mbi jugun; përjetuam Gërdecin, një katastrofë e jashtëzakonshme; përjetuam 21 janarin.

Edhe pas 21 janarit, kur njerëzit u vranë, rinia ishte aty, bile në numër më të madh. Shumë prej tyre kanë emigruar në këto vite, por tani janë kthyer dhe po protestojnë”, u shpreh Berisha.

Beqiri thekson se fakti që protestat nisën pikërisht me çështjen e Zvërnecit ngre shumë pikëpyetje. Megjithatë, ai vlerëson iniciatorët për një gjë të rëndësishme: “Ata që e ideuan këtë lëvizje kanë bërë mirë, sepse na lanë një trashëgimi: na treguan se mund të ngrihemi. Pavarësisht se kush na nxiti, kush na organizoi apo çfarë qëllimesh kishte, realiteti është se ne u ngritëm dhe po protestojmë prej ditësh.”

Beqiri shpreh dyshime të forta për kohën dhe tematikat e zgjedhura: “Unë vlerësoj që nuk u gjet momenti i duhur dhe nuk u gjetën temat e duhura të ngritjes. Nuk ishte momenti për të kërkuar dorëheqje qeverie, për të hedhur parulla revolucionare apo për të kërkuar ndryshime rrënjësore radikale.

Sipas tij, Shqipëria ndodhet aktualisht në një moment historik unik – ndoshta më i rëndësishmi pas shpalljes së Pavarësisë – pasi po ecën me hapa konkrete drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.