Kronika

Berisha-Basha, përplasen për portin

Në kulmin e debatit dhe pikëpyetjeve mbi projektin e  Portit të Durrësit, Sali Berisha riktheu akuzat e vjetra ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike.

BERISHA: Shumë shpejt do njihni, me dokumente falso, 60% të aksionerëve janë  Edi Rama dhe  Lulëzim Brava dhe mafiozë rreth tyre. 

Lulzim Basha nuk hodhi shumë dritë mbi pretendimet e Berishës, por foli për shpifje.

Basha: Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.

Me shkeljet ligjore të kontratës u mor Enkelejd Alibeaj, i cili denoncoi mungesën  e garës dhe përjashtimin e  investitorit nga taksat dhe detyrimi për strehim social.

Dyshimet me të mëdha deputeti demokrat i ngriti mbi  arsyet  sepse kompania Emmar Group nuk ka ardhur drejtpërdrejt në Shqipëri.

ALIBEAJ: Cila është arsyeja që një projekt i tillë i jepet një kompanie të regjistruar në off-shore, nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Ishujt Kajman?

Në llogaritë e demokratëve shteti shqiptar rezulton që të jete humbësi më i madh në këtë projekt.

ALIBEAJ: Shteti shqiptar nëpërmjet dhënies së truallit, ndërtesave, përjashtimit nga taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe strehimit social, si dhe heqja dorë nga fitimet vjetore të Portit Durrës, heq dorë nga 630 (628.45) milionë Euro. Ndërkohë, sipas biznes planit, në kushte ideale në përfundim të projektit, shteti shqiptar përfiton 280 milionë euro. Pra, diferenca ndërmjet asaj që shteti ofron me atë që merr në këmbim është 350 (348.45) milionë euro humbje.

Demokratët janë të ndarë për mënyrën e kundërshtimit të Portit te ri të Durrësit, Grupi i Berishës i është drejtuar  Kushtetuese para se projekti të kalojë më vote ne Parlament, ndërkohë   grupimi i Alibeaj ka paralajmëruar se do trokasë në  Gjykatë  pasi mazhoranca ta miratojë më forcën e kartonëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button