☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.80 ▼1.34%
ARI 4,052 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,312 ▲ +1.12% ETH $2,322 ▲ +1.68% XRP $1.2801 ▼ -0.01% SOL $93.0200 ▼ -0.2%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha flet jashtë Parlamentit: Do e rikthej në piedestal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas seancës së parë të legjislaturës së re. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij është për rrënuar opozitarizmin në Shqipëri.

Ish-kreu i PD shtoi se Lulzim Basha është në marrëveshje me Edi Ramën dhe premtoi se kjo gjë do të çmontohet shumë shpejt.

“Për të mbrojtur interesin publik të qyetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin e kombit shqiptar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen trillimin, kurthet e pazaret për të rrënuar opozitarizmin shqiptar. Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet të çmontohet një minutë e më parë. PD është një parti e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë do dinë të vendosin Partinë Demokratike në piedestal. Do marrë çdo nismë statutore për të çuar PD në piedestal. Unë jam anëtar i Grupit Parlamentar të PD, vendimi i Bashës është nul”, tha Bersisha.

Më tej ai u pyet nëse mund të futet dot në selinë e PD dhe premtoi që jo vetëm mund të futet por do të ngre PD-në në piedestal.

“Në çdo kohë mund të hy. Do jetë shumë e afërt dita që PD do të rifitojë sërish forcën për të rrëzuar një klikë sunduese”, shtoi Berisha.

Në fund Berisha tha se vendimi i Bashës është marrë nga vetë ai dhe nuk është pyetur asnjë deputet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.