Fonseca lë Lionin për Sportingun e Lisbonës, klubi francez përfiton 5 milionë euro
Paulo Fonseca largohet zyrtarisht nga Lioni. Klubi francez ka njoftuar me një komunikatë lamtumirën e trajnerit portugez. Ai e mori drejtimin e Lionit në janar të 2025-ës dhe kontrata e tij skadonte më 30 qershor 2027, por për shkak të krizës ekonomike, klubi ka lejuar që Fonseca të shkojë te Sporting Lisbona.
Klubi portugez do të derdhë në arkat e Lionit 5 milionë euro për prishjen e parakohshme të kontratës.
“I kontaktuar ditët e fundit nga një klub, me të cilin është shumë i lidhur, Paulo Fonseca u ka komunikuar drejtusve vullnetin për t’u larguar nga Olympique Lyonnais. Një vendim i papritur, sidomos po të kemi parasysh faktin që jemi në mes të sezonit.
Përballë kësaj situate, drejtuesit kanë vlerësuar se nuk është në interes të klubit të vazhdojë bashkëpunimin që mund të garantojë impenjimin total për suksesin e projektit. Në një moment krucial të sezonit, Olympique Lyonnais beson se të gjitha burimet duhet të jenë plotësisht të mobilizuara dhe përqendruara tek objektivat e klubit. Klubi ka pranuar vendimin e Paulo Fonseca dhe po punon për pasuesin e tij”, – shkruhet në nujoftimin zyrtar të klubit francez.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.