☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.48 ▲0.25%
ARI 4,449 ▼2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $67,973 ▼ -1.24% ETH $2,057 ▼ -1% XRP $1.3865 ▼ -1.74% SOL $86.3700 ▼ -0.95%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.48 ▲0.25 % ARI 4,449 ▼2.76 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.48 ▲0.25 % ARI 4,449 ▼2.76 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi protestën e sotme një betejë të shkëlqyer, teksa paralajmëroi se protesta e ardhshme do të jetë edhe më e fuqishme.

Në fjalën e tij përpara godinës së PD-së, pas përfundimit të protestës, Berisha falënderoi mbështetësit e opozitës për guximin, trimërinë dhe qëndresën e tyre.

“Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë. Por, njëkohësisht i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme. Ne zotohemi se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve dhe të pasurohen vetë”, nënvizoi Berisha.

Kreu i PD-së kërkoi sërish dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“E patë vetë ju si e kishte rrethuar nga të katër anët me policë. Po ka rrethim që na pengon ne?! Prandaj, Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt! Nuk ka paqe me Edi Ramën, ka vetëm betejë deri në largimin nga pushteti bashkë me hajdutët që e rrethojnë”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët për incidentin gjatë protestës, ku deputetët e PD-së pretenduan se ai ishte goditur nga policia gjatë ndërhyrjes me ujë dhe gaz lotsjellës, Berisha tha se “ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësore për ta hedhur sa më shpejt në Lanë atë dhe regjimin e tij.
Ne jemi në një betejë dhe në këtë betejë ne nuk kemi të ndalur. Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë, por edhe më madhështore dhe e fuqishme do të jetë ajo vjen”.

Berisha tha se protesta e ardhshme do të njoftohet shumë shpejt.

“Nuk ka paqe me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka vetëm betejë gjer në largimin e tij nga pushteti së bashku me hajdutët që e rrethojnë. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë atyre qytetarë që u bënë zëri i Shqipërisë, zëri i kombit shqiptar me protestën e tyre. Le të vazhdojmë ne këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë”, tha Berisha.

Protesta e PD-së u mbyll pas më shumë se dy orësh marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku nuk munguan përplasjet me policinë, sulmi me molotovë dhe fishekzjarre ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve si dhe ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës e ujë për shpërndarjen e turmës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.