Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,331 ▲ +0% ETH $2,309 ▼ -0.04% XRP $1.3904 ▲ +0.03% SOL $84.0200 ▼ -0.53%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Gara në PD më demokratikja, nuk lejohen kandidatë të lidhur me Ramën

Sali Berisha u pyet këtë të shtunë në lidhje me garën për kreun e PD-së ndërsa u shpreh se Partia Demokratike zhvillon “garën më të ndershme dhe formën më

Sali Berisha u pyet këtë të shtunë në lidhje me garën për kreun e PD-së ndërsa u shpreh se Partia Demokratike zhvillon “garën më të ndershme dhe formën më demokratike që mund të ekzistojë”, duke theksuar se kryetari i partisë zgjidhet direkt nga anëtarësia.

Sipas tij, kjo formë përbën “themelin e demokracisë së brendshme në PD”, ndërsa shtoi se çdo kandidat duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në rregullore.

“Pranohen dhe do të pranohen çdo demokrate dhe demokrat që plotëson kriteret për të marrë pjesë në këtë garë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se nuk mund të lejohet pjesëmarrja e personave që sipas tij kanë vepruar kundër partisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për kritikët e procesit, ai u shpreh se PD mbetet “parti e hapur” dhe se nuk mund të kontrollohet nga Edi Rama, ndërsa sa i përket mospranimit të kandidaturave të Ervin Salianjit dhe Mereme Selës, ai përsëriti qëndrimin se personat që kanë qenë kundër PD-së ose që nuk plotësojnë kriteret nuk mund të kandidojnë për drejtimin e saj.

“PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. Vetëm të mos bini viktimë e propagandës së atyre që nga viti 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti dhe nuk kanë më votë të lirë. Janë refuzuar ata që në fushatë kaluan në parti të tjera dhe u përdorën kundër PD-së. I përdorën dhe i keqpërdorin në studio për zhurmë. Mafia më e rrezikshme në Shqipëri është mafia e fjalës së lirë. Nuk besoj se mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin, që ne e bënim hero në burg, kurse ai shtronte dreka dhe darka me të burgosur. Kjo kryesi dhe ky kryetar, për sa kohë të jetë, është i detyruar të mbrojë interesat e demokratëve nga ata që i shkelmojnë për llogari të kundërshtarëve tanë. Këtë parti Edi Rama nuk mund ta marrë me kandidatura të sajuara. Për Ervin Salianjin, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri: u shpall i burgosur politik për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten. Nuk do të përsëris problemet e tij. Në burg ai u “birësua”. Edhe njëherë: ata që kanë mbajtur qëndrime kundër PD-së në fushatë, ata që përfaqësojnë lidhje me pushtetin, nuk kanë dhe nuk do të kenë vend në PD. Për zonjën Sela, nuk e njoh, është hera e parë që e dëgjoj emrin e saj. Gara ka kritere dhe këto kritere janë të përcaktuara për çdo kandidat.Kanë mobilizuar këto kohë mafien më të rrezikshme, më shumë se mafia e kokainës, kundër PD-së. Pra edhe njëherë, PD është nga ato të pakta parti demokratike në Europë dhe në botë që kryetarin e zgjedh direkt me votën e anëtarësisë. Ky është themeli. Siguroj se në këtë parti pranohen dhe do të pranohen çdo demokrate dhe demokrat që plotëson kriteret e përcaktuara në rregullore për të marrë pjesë në këtë garë. A mund të imagjinosh ti që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës? Konkretisht mund t’i marr me emra. Apo kandidatë që në fushatë elektorale punuan hapur kundër PD-së, apo kandidatë që në fushatë ndërruan parti dhe kaluan në parti tjetër. Këta në çdo parti politike në botë, në çdo parti me ndërgjegje politike, përjashtohen për tradhtinë që i kanë bërë partisë së tyre në moment beteje. Është jashtë çdo logjike që këta të lejohen të kandidojnë. Nuk e bën asnjë parti në botë. Për të kandiduar për kryetar partie duhet të plotësosh kritere të caktuara dhe të pranuara. Në rast se je jashtë këtyre kritereve, mund të kandidosh për poste të tjera në degë apo diku tjetër, por jo për kryetar të PD-së kur nuk ke asnjë kontribut relevant të njohur nga partia. Nuk e bën askush sepse e bën qesharake garën. Ndërsa çdo njeri me kontribute që plotëson kriteret është i mirëpritur dhe nuk është refuzuar kurrë”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.