☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,749 ▼ -3.2% ETH $2,079 ▼ -3.97% XRP $1.4000 ▼ -3.05% SOL $87.3500 ▼ -3.31%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha i kërkon Nishanit të shkrijë parlamentin

Sali Berisha ka kërkuar nga presidenti Bujar Nishani, që të marrë të gjitha masat për të shprehur qëndrimin e tij ndaj asaj që ai e quajti “grusht kushtetues”.

Berisha kërkoi shkrirjen e Parlamentit, dhe për këtë i kërkon konsultim grupit parlamantar demokrat.

“Presidenti i Republikës nuk ka prerogativë kushtetuese.

Në Kushtetuta të tjera është përmbaruesi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk ekziston në Kushtetuën tonë.

Por presidenti duhet të konsultohet gjerësisht me të gjithë juristët më të mirë të vendit për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti kushtetues.

Në këto kushte Parlamenti meriton vetëm një qëndrim, shkrirjen e menjëhershme të tij.

Në kushtet kur parlamenti ka konsumuar aktin më të rëndë kushtetues, grushtin e shtetit, ky Parlament nuk meriton të ekzistojë më.

E ftoj opozitën të marrë të gjithë vendimet sepse  një situatë e tillë është kazëm në themelet e shtetit.

Imagjinoni ju se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë kur shkelmojnë vendimet e asaj gjykate që në të drejtën kushtetuese janë të barabarta me normat kushtetuese” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se opozita do të vazhdojë ti  qëndrojë vendimit të saj për protesta qytetare.

“Këtë parlament mund ta shkrijë vetëm qytetarët shqiptarë, e shkrin vetë sovrani” tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.