🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,295 ▼ -0.04% ETH $2,430 ▲ +0.49% XRP $1.4918 ▲ +7.49% SOL $94.4500 ▲ +3.47%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Politika

“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

Një debat me tone të forta është zhvilluar mes ish-kandidatit për deputet të PD-së, Aulon Kalaja dhe gazetarit Mentor Nazarko, teksa në fokus ishte çështja çame dhe marrëdhëniet me Greqinë.

Gjatë diskutimit në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për qëndrimin ndaj çështjes çame dhe marrëveshjes për detin me Greqinë.

Kalaja i kërkoi Nazarkos që të mos mbrojë Ramën, duke u shprehur se për çështjen kombëtare ai nuk mbron partinë apo Berishën.

DEBATI

NazarkoDoktori edhe e ka braktisur çështjen çame, edhe ia dha detin Greqisë. Në vizitën e Presidentit grek, në takimin me Moisiun…nëse përmendim komunitete shqiptare me referencë territoriale, Greqia thotë të ta quaj vorio-epir jugun e Shqipërisë.

Kalaja: 14 vjet Rama s’ka bërë gjë për çështjen çame. Nuk është momenti të mbrosh Ramën.

Nazarko: Nuk hyn fare Rama në këtë ekuacion.

KalajaAs Rama, as Berisha. Berisha ka bërë gabim për varrezat.

NazarkoKa bërë edhe për detin gabim.

KalajaKam biseduar edhe me Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje. Kam bërë 17 protesta kundër faljes së detit Greqisë, dhe për çështje kombëtare nuk pyes partinë unë. Nëse ti do të më thuash Berisha, PD-ja, nuk intimidohem.

Nazarako: As unë nuk intimidohem, se nuk jam anëtar partie siç je ti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.