☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,670 ▲0.03%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.84 ▲0.74%
ARI 4,186 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,566 ▲ +2.45% ETH $2,516 ▲ +3.43% XRP $1.3755 ▲ +3.04% SOL $107.8600 ▲ +3.26%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.84 ▲0.74 % ARI 4,186 ▲0.2 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.84 ▲0.74 % ARI 4,186 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës!

Punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike nisën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale. Për kreativitetin e tij, Berisha u frymëzua nga risitë në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama në fushën e përdorimit të AI.

Në fillim të videos u shfaq heroi kombëtar Skënderbeu, përpjekje kjo për të ironizuar Ramën, i cili dikur është cilësuar nga Elisa Spiropali si “Skënderbeu i shqiptarëve”.

Në video thuhet se avatari AI i PD ka kushtuar vetëm 100 euro jo 4 milionë euro sa ministrja Diella.

“Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve.

Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike.

Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar.

Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”, thuhet në videon e krijuar me AI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.