Berisha: Krimi ka kapur shtetin. Ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Tahiri: C’punë ka politika me punët e Policisë
Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare ku pritet të votohen emrat për tre vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Denar Bibën si nënkryetar i KQZ-së dhe Edlira Jorgaqi e Gëzim Veleshnja të LSI-së si anëtarë.
Ndërkohë gjatë punimeve të Kuvendit pritet të ketë debate të forta për dy dekretet e Presidentit Bujar Nishani për ligjin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ndryshimet në ligjin e Gjykatës së Lartë. Shumica i ka rrëzuar dekretet paraprakisht në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë dhe të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe sot në seancë.
Seanca nisi me debate të forta nga radhët e PD, ku deputetët Berisha dhe Topalli adresuan një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe deputetëve të maxhorancës. Sipas tyre, integrimi i vendit pengohet nga krimi që ka kapur shtetin, ndaj bëhet thirrje për zgjedhje të parakohshme.
BRACE: I TURPSHËM FJALIMI I BERISHËS, NUK DËGJON KURRË NË EUROPË TË TILLA AKUZA
Ora 11:40-“Nga gjithë sa dëgjova më duhet të konfirmoj me forcë se Europa është destinacioni jonë pavarësisht ngjarjeve kriminale të viteve ’97, ‘98 që e lanë këtë vend pas, ne Europën duhet ta kemi destinacion. Kërkund në Europë në Europën e bashkuar, politike sociale, kulture nuk do gjenit një fjalim si ai që dëgjuat pak më parë për gjithë ato akuza të rënda. Sot në prokurori, gjykatë janë tërësisht të paprekur të gjithë ata persona të emëruar me vullnet të plotë dhe tërësisht individual nga zotëria që foli këtu më herët. Përkundrazi sot ministri i Brendshëm dhe Kryeministri ka kërkuar ballafaqim penal dhe civil për secilën nga akuzat që kemi dëgjuar këtu.
Nga gjithë sa thamë e dëgjuam këtu është thjesht një ligjëratë që ndodhet jashtë sistemit legal dhe Europën. Përtej të gjithave sa u thanë këtu në referencat e asaj marrëveshje, që nuk u fol asnjë fjalë ne kemi bërë mirë që gjatë vitit 2014 ne kemi shpenzuar 7 miliard lekë për Policinë e Shtetit, janë para të shpenzuara mirë”.
“Po bëhen përpjekje të mëdha për formalizimin e ekonomisë. Luftuam evazionin fiskal. Ka përpjekje për të luftuar ekonominë e krimit, ekonominë informale. Pa asnjë lloj diskutimi, shpreh keqardhjen më të thellë për çdo viktimë që ka humbur jetën në vend. Po bëhet bujë e madhe për vendosjen e ligjit për pagesën e energjisë elektrike. Çdo e ardhur që po arkëtohet nga qytetarët, po shkon në arkat e një kompanie që prej këtij viti do të kryejë investime”, tha Braçe.
Braçe ka reklamuar dokumente që kanë të bëjnë me ekzistencën e 7 kompanive të lidhura me qeverinë paraardhëse, kompani qw sipas tij trokisnin në dyert e qytetarëve të Shqipërisë për tu marre lekë, që shkonin në xhepat e tyre. “Sot paratë nuk po i marrin më kompanitë e pushtetit, po i merr kompania publike. Shqiptarët që paguajnë energjinë, duhet ta dinë se kjo është diferenca, se ajo pagesë po shkon për një kompani publike. Vjedhja e energjisë elektrike është shumë e qartë dhe është shkruar në kod jo nga ne por nga ju” se si dënohet.
BERISHA: TË NGROHEMI, TË COJMË VENDIN NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Ora 11:35-“Kjo qeveri është qeveri e hakmarrjes për drejtësi nga kreu i saj te ministrat me radhë. Ato kërcënime që ata lëshojnë nëpër gazeta, Dabullat apo Shytët janë shkruar nga zyra jote. Ato më krenojnë mua. Ju vetëm sa faktoni se jeni hakmarrja për drejtësi. Të ngrihemi dhe të çojmë vendin në zgjedhje të
parakohshme për të shpëtuar procesin e integrimit. të shpëtojmë vendin nga krimi, korrupsioni dhe tenderat që vjedhin vëllezërit e ministrave. Të ngrihemi sepse asgjë ska më të fortë se parimet që ne besojmë”.