☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,749 ▲ +0.34% ETH $2,414 ▼ -0.3% XRP $1.2971 ▼ -0.67% SOL $103.8500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria është në “sallën e urgjencës”, zgjidhja kalon përmes një qeverie kujdestare

Në konferencën e Partisë Popullore Europiane (EPP) në Sarajevë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike, institucionale dhe shoqërore, duke e krahasuar situatën me një vend që ndodhet në “sallën e urgjencës”.

Berisha theksoi se problemi kryesor i vendit mbetet mungesa e zgjedhjeve të lira dhe sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një qeverie kujdestare që do të garantonte një proces zgjedhor sipas standardeve demokratike.

“Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë dhe mënyra se si kryeministri po i trajton ato është shumë cinike”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet nëse nuk gjendet një zgjidhje paqësore, duke nënvizuar se lëvizja protestuese është “e pandalshme” dhe shkon përtej kufijve të opozitës politike.

“Vendi im ka nevojë për një zgjidhje paqësore dhe civile, duke shmangur një përplasje të mundshme që mund ta kthejë vendin shumë vite pas ose në një regres të rëndë. Lëvizja është e pandalshme. Ju them këtë: nuk është vetëm një lëvizje e partisë sime, por është e pandalshme.

Është me rëndësi themelore që kjo të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje paqësore, me një qeveri kujdestare që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këto janë edhe kërkesat kryesore të tyre, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha ngriti shqetësime edhe për gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për krijimin e një fushe të pabarabartë politike.

“Shqipëria nuk ka probleme me fqinjët, jo, marrëdhëniet janë normale dhe të mira. Kjo është e vërteta. Në Shqipëri nuk ka ndikim të madh rus, jo. Por në Shqipëri ekziston një fuqi e tmerrshme: droga, droga, droga.

Në Shqipëri zgjedhjet janë një farsë. Një përfaqësues shumë i respektuar i Parlamentit Evropian, i cili ka vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, deklaroi në Asamblenë tonë parlamentare se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Kjo është e vërteta”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.