Kronika

Berisha pa vulë por në fushatë/ Kandidon në 54 bashki, 4 i ka Meta dhe 3 Dule

Me padurimin për t’u rikthyer në pushtetin vendor, për të arritur me shpejtësi demokratët e përçarë rreth vetes, Berisha i zbuloi kandidatët për lokalet e 14 majit. Që në dhjetor, nga një proces që e quajti primare. Ajo që nuk parashikoi ishte se këta kandidatët do të kishin të pamundur të garonin me logon dhe flamurin e PD-së, që gjykata vendosi të qeverisë t’i përkasin grupit Basha-Alibeaj.

Për të dalë nga situata, e ndihmoi sërish aleati i tij i kohëve të vështira, Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë i la hapësirë të lirë aleatit të tij, si për t’i ardhur në ndihmë pas një viti të vështirë në luftën e tij për partinë. Ilir Meta ka vetëm 4 kandidatët për kryebashkiak. 3 ka Vangjel Dule dhe 54 janë të Berishës nisur nga kryeqendra e Shqipërisë, Tirana.

Primaret ishin një proces që nuk tërhoqi shumë emra te njohur, të sprovuar në Parlament. Ishin të pakët deputetët që rrezikuan mandatin e tyre, për t’u përballur në një garë. Më guximtari prej tyre ishte Belind Këlliçi. I rreshtuar ndër të parët tek “Foltorja”, ai mori përsipër kandidimin përballë Erion Veliajt në Tiranë.

Në Elbasan është deputeti Luçiano Boci, si më i votuari deputet i listës së 25 Prillit do të provojë të fitojë qytetin që qeveriset nga e majta që prej vitit 2007. Një tjetër deputet Zef Hila do të tentojë të rimarrë Bashkinë e Vaut të Dejës. Të tre ata do të dorëzojnë mandatin deri në fund të javës.

Durrësi është një sfidë e vështirë dhe vëmendja kryesore ndaj të gjithë demokratëve, të Berishës dhe Alibeajt. Igli Cara është një kandidat që i bashkon demokratët e Durrësit mund t’i ndajë logoja e partisë, të cilën nuk arriti ta marrë Berisha. Sepse Berisha nuk ka përball vetëm Edi Ramën. Dhe sfida më e ë vështirë e koalicionit të tij me Ilir Metën janë kandidatët që po prezanton Enkelejd Alibeaj.

Bashkia tjetër e madhe, ajo e Shkodrës, që është ajo e vetme e demokratëve, Foltorja e faqeve të mbajë me kryebashkiakun Bardh Spahia. kundër tij tashmë po fushaton një aleancë e gjerë nga Tom Doshi e deri te Agron Çela. Grupi i vulës nuk ka folur akoma.

Korça ndërkohë është ndër të paktat bashki, ku Berisha garon përmes një grua, ajo është Ledina Alolli, pedagoge. Për Vlorën primaret nxorën kandidat Hysni Sharrën, aktualisht nënkryetar i degës së PD-së. Në Lezhë është Pashk Gjoni, që do të rivalizojë Pjerin Ndreun  dhe nga PD zyrtare Sandër Marku.

Në Veriun e vendit, aty ku projeksionet janë optimiste për PD-në, Berisha garon përkatëshit në Kukës Admir Sinamatin, në Dibër Ismail Ukan, Tropojë Besnik Dushaj. Ai mund të përballet më vete një pjesë të PD, të linjës së Enkelejd Alibeaj që deri më tani ka zyrtarizuar rreth 15 kandidtatë, për Dibrën, Lezhën, Krujën, Kamzën, Poliçanin, Kuëovën, Mallakastrën, Policanin dhe Dimalin.

KANDIDATËT E FOLTORES

TIRANË

-Bashkia Tiranë, Belind Këlliçi

-Bashkia Kamzë, Arjan Hoxha

-Bashkia Kavajë, Fisnik Qosja

-Bashkia Vorë, Indrit Hoxha

-Bashkia Rrogozhinë, Dorjan Lani

ELBASAN

Bashkia Elbasan, Luçiano Boçi

Bashkia Gramsh, Hasim Çekrezi

Bashkinë Cërrik, Servet Duzha

Bashkia Librazhd, Shefki Cota

Bashkia Peqin, Mustafa Pashja

Bashkia Prrenjas – Suzana Topi

DURRËS

Bashkia Durrës, Igli Cara

Bashkia Shijak, Rezart Tusha

Bashkia Krujë, Agron Loka

FIER

Bashkia Fier, Evdar Kodheli

Bashkia Divjakë, Aurel Malko

Bashkia Lushnje, Eduart Sharka

Bashkia, Roskovec Erdit Hazizaj

Bashkia Mallakastër, Resmi Shanaj

Bashkia Roskovec, Erdit Hazizaj

BERAT

Bashkia Berat, Zija Ismailin

Bashkia Kuçovë, Lefter Maliqi

Bashkia Poliçan, Behaj Xhaferaj

Bashkia Skrapar, Eugen Mustafallari

Bashkia Ura-Vajgurore, Gentian Meçi

VLORË

Bashkia Vlorë, Hysni Sharra

Bashkia Selenicë, Leonard Rakipaj

Bashkia Delvinë, Ilir Mehmeti

Bashkia Finiq, Leonidha Kristo

Bashkia Himarë, Fredi Bejleri

Bashkia Konispol, Fatmir Shero

Bashkia Sarandë, Ilir Nikolla

Bashkia Dropull, Thanas Maneka

KORÇË

Bashkia Korçë, Ledina Alolli,

Bashkia Kolonjë, Et’hem Lumani

Bashkia Maliq – Alfred Gega

Bashkia Pogradec, Zini Tollozhina

Bashkia Pustec, I papërcaktuar

DIBËR

Bashkia Dibër, Ismail Uka

Bashkia Bulqizë, Dëfrim Fiku

Bashkia Klos, Bedri Hoxha

Bashkia Mat, Skënder Gjuci

GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër, Dorjan Lani

Bashkia Tepelenë, Baftjar Imeri

Bashkia Devoll, Ervis Hajdërrli

Bashkia Këlcyrë, Arjan Kasaj

Bashkia Libohovë, Adil Xhelili

Bashkia Memaliaj, Albert Malaj

Bashkia Përmet, Edmond Komino

SHKODËR

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Malësi e Madhe, I papërcaktuar

Bashkia Pukë, Rrok Dodaj

Bashkia Vau i Dejës, Zef Hila

KUKËS

Bashkia Kukës, Admir Sinamati

Bashkia Has, Miftar Dauti

Bashkia Tropojë, Besnik Dushaj

LEZHË

Bashkia Kurbin, Behar Haxhiu

Bashkia Lezhë, Pashk Gjoni

Bashkia Mirditë, Albert Mëlyshi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button