☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.84 ▲1.68%
ARI 4,520 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,774 ▼ -0.27% ETH $2,150 ▼ -0.75% XRP $1.4028 ▼ -0.93% SOL $90.8100 ▼ -1.35%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Berisha: Qeveria dëboi biznesmenin libanez; Rama: Sali, e dëboi gjyqtarja jote

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një përgjigje ndaj deputetëve të mazhorancës, ka akuzuar qeverinë e kësaj të fundit për dëbimin e biznesmenëve nga vendi, duke iu referuar rastit të kompanisë libaneze “Omnix”.

“Qeverisë i është ankuar konsulli shqiptar në Liban sepse biznesmenin libanez e ka kërcënuar Besnik Sula me jetë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, “ndaj kompanisë “Omnix” ka qenë kryeministri Edi Rama që i anuloi dokumentin”. “Pastaj e rikthyet sepse i morët rryshfet, por i donit rryshfet më të madh, prandaj ai iku”, ka thënë Berisha.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave duke i cilësuar “lotë krokodili” shqetësimet e opozitës për largimin e biznesmenit libanez. Në fjalën e tij, Rama ka akuzuar qeverinë e kaluar dhe drejtësinë e ngritur prej saj për “kalvarin e pengesave” që i ishin shkaktuar investitorit të huaj.

“Ai sipërmarrës që u largua ka ardhur në zyrën time pasi ne kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të viteve të tëra, kur nuk merrte dot zgjidhje për probleme të natyrës administrative. Qeveria jonë ia ka zgjidhur një më një të gjitha problemet dhe pas këtyre, papritur e pakujtuar, jep dajak një gjykatëse që kthen në mënyrën më abuzive pronë brenda zonës së investimit. Dhe e kthen pronën në korrik të këtij viti, që bëhet shkaku i shpërthimit të konfliktit. Kjo është e vërteta. Dhe atë goditje atij, ata që ia dhanë ia dhanë sepse e morën fuqinë nga gjykatat e tua, Sali”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, “këtë drejtësi ne duam ta përmbysim me reformën në drejtësi dhe me vetting-un”, në mënyrë që, siç ka thënë ai, “gjykatëse si ajo të japin llogari”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.