☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,398 ▲0.46%
DOW 45,557 ▲0.87%
NASDAQ 21,001 ▲0.25%
NAFTA 101.93 ▲2.3%
ARI 4,586 ▲1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,642 ▲ +1.7% ETH $2,075 ▲ +4.12% XRP $1.3456 ▲ +1.54% SOL $84.5400 ▲ +3.38%
S&P 500 6,398 ▲0.46 % DOW 45,557 ▲0.87 % NASDAQ 21,001 ▲0.25 % NAFTA 101.93 ▲2.3 % ARI 4,586 ▲1.36 % S&P 500 6,398 ▲0.46 % DOW 45,557 ▲0.87 % NASDAQ 21,001 ▲0.25 % NAFTA 101.93 ▲2.3 % ARI 4,586 ▲1.36 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Berisha: Rama do bëhet më i pasur edhe se vetë Alabari

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se opozita nuk do e lejojë projektin mafioz të Portit të Durrësit.

“Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka. 700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama. Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme.

Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetrarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Ose depozitohet në Emirate.

Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri.

Alabar është i pasur, Rama do bëhet edhe më i pasur se ai. Po ndërton Dubain e klanit të tij. Po mjeron shqiptarët. Sepse portin e Durrësit, nuk ekziston më as Emaari, askush tjetër, përveç taksapaguesve shqiptarë.

Ne, edhe njëherë, garantojmë se këtë projekt nuk do e lejojmë.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi gjigant. U bëjmë thirrje kompanive shqiptare, mos u bëni ortakë në këtë vjedhje monstruoze të pronës publike.

Tani zëvendësja dhe bashkëpunëtorja në vjedhje e Ramës deklaron se do jenë 200 hektarë. Belinda Balluku. Çdo njëri që merr përsipër të investojë, do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim.

Parlamenti ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Por populli shqiptar do thotë fjalën e tij. Parlamenti mbrëmë, gjithçka u bë në errësirë,” tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.