Parlamentare

Berisha: Ramës do i bëja funeralin më madhështor që ka njohur Shqipëria

Parlamenti shqiptar debatoi dje mbi mocionin për debat të kërkuar nga opozita për raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe refuzimin e statusit kandidat Shqipërisë nga BE. Por në vend që thelbi i debatit të fokusohej tek ky raport dhe tek refuzimi i statusit, si ngjarje e rëndësishme për rrugën e integrimit, debati degjeneroi në akuza e kundër akuza. Kryeministri Sali Berisha njësoj si dhe herë të tjera në debate të ngjashme politike ka zgjedhur të bëjë akuza ndaj kundërshtarit të tij politik, ka bërë batuta duke kërkuar që të krijojë impakt tek publiku. Në sallën e Kuvendit, ku opozita priste të dëgjonte arsyetimin e qeverisë për një raport shumë kritik ndaj qeverisë dhe për refuzimin e statusit nga ana e BE-së, në fakt opozita ka dëgjuar sesi kryeministri kishte “ëndërruar” ti bënte funeralin kryetarit të opozitës nëse ai do të vdiste në grevën e urisë. Ai tha se nuk i pëlqente memoriet, pasi sa herë kishte lexuar memorie kishte konstatuar mashtrime të shumta,por megjithatë ai tregoi disa biseda që sipas tij i kishte bërë me miq të huaj diplomatë apo europarlamentarë. “Në janar 2007 një diplomat i shquar në Tiranë më vjen në zyrë për çështjen e certifikatave. Sapo u fut në zyrë i ra telefoni, ishte Edi Rama. Jo i thashë, mos fol këtu, fol në dhomën tjetër se zoti Rama nuk të lëshon pa 35 minuta, se po të kapi në telefon ai mos e pyet. Por pas 30 minutash sekretarja më thërret të kërkon ai dhe shkova, diplomati hap altoparlantin e telefonit, ku dëgjohej Rama që thoshte “jam shtrirë këtu përdhe, unë do vdes tani, dhe u i thashë vdis i thuaj. Po,po, vdis dhe do të vij të hedh një batanije”. Kreu i qeverisë nuk u mjaftua me kaq por tregoi një tjetër histori ku sërish fliste për vdekjen e kryesocialistit. “Në maj isha në Zagreb, kur më bie telefoni nga PE urgjent. Një mik i imi nga Parlamenti Evropian më thotë – Sali kemi një problem i madh. Më thanë se Edi Rama hyn në grevë urie dhe ka vendosur të vdesë. Unë i thashë, Edi Rama po të dojë ka një dhomë në katin e parë, ku jam unë, të bëjë grevë urie aty, po ai nuk hyn në grevë dhe nuk vdes. Se po të vdesë do ti bëj funeralin shtetëror më madhështor që ka njohur Shqipëria dhe fjalimin më të bukur nekrologjik”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button