Berisha-Ramës: Merresh me Bashën? Ai liberalizoi vizat, ti betonizoje Tiranën
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se në 2 vjet nuk ka bërë asnjë gjë konkrete, asnjë rrugë të përfunduar, asnjë rrugë, asnjë kopsht, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama e ka dhënë për rikonstruksionin e kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, 2 fishin e vlerës së gjithë ndërtesës.
“Në historinë e këtij vendi, kjo është e vetmja qeveri që ka arritur t’u tregojë shqiptarëve vetëm kullën e Korçës, që e urrejnë edhe vetë korçarët. S’ka asnjë rrugë të përfunduar, asnjë shkollë me projekt të saj, veç rikonstruksionit të kryeministrisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit 2-fishin e vlerës së vetë ndërtesës. Vë një ashensor gjysmë milionë euro në kuvend, ndaj s’bën shkolla dhe rrugë. Jeni vetëm palmaxhinj, e keni mendjen të blini palma”, tha Berisha.
Ish-kryeministri ka akuzuar kreun aktual të qeverisë se në vend të merret nëpër takimet e tij elektorale më Lulzim Bashën dhe atë çfarë ka bërë ai, duhet të tregojë se çfarë ka bërë vetë në dy vjet të pushtetit, të marrë sipas Berishës përmes mashtrimit të shqiptarëve.
“Çfarë ka bërë Lulzim Basha? Kur ishte ministër i jashtëm bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ministër i Punëve publike, ishte promotor kryesor për ndërtimin e rrugës së kombit, ishte ministër i brendshëm mundësoi liberalizmin e vizave. Në këtë kohë ti merreshe me betonimin e Tiranës”, ju drejtuar Berisha-Ramës.
Berisha ka denoncuar nga foltorja e kuvendit atë që e cilësoi një nga skandalet më të mëdha në sistemin e shëndetësisë, sipas tij, një sistem mafioz i krijuar rreth fondit të kontributit të sigurimeve shoqërore që po bën batërdinë në para. Sipas deputetit të PD kanë krijuar në mënyrë fiktive farmaci që nuk ekzistojnë ku çohen receta të cilat nuk janë shitur kurrë. Berisha ka denoncuar një zyrtar të ministrisë së shëndetësisë i cili sipas tij ka 4 farmaci, veç atyre ‘virtuale’.
“Këto farmaci kanë rimbursuar dhjetëra milionë për ilaçe që kurrë nuk janë shitur, kanë ndërprerë dhe rilidhur kontratën në kundërshtim me kontratën, kanë marrë vulat e mjekëve, pa dijeninë e këtyre të fundit”, tha Berisha, duke shtuar se për këtë PD ka një raport të hollësishëm me prova dhe fakte të cilën do ta vërë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Kuvend, PD: Hoqët nga puna 7 mijë vetë. Harito: Punësuam 10 mijë
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme plenare me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me disa ndryshime në projektligjin për standardizimin.
Deputeti demokrat ka akuzuar qeverinë dhe ministren përgjegjëse për punësimet në administratë, Milena Harito se me ndryshimet e propozuara i jepet mundësia qeverisë të vijojë të punësojë njerëz jashtë karrierës. Sipas Bylykbashit, deri më tani janë hequr nga puna 7 mijë persona.
Në përgjigje të akuzave ministrja e Inovacionit, Milena Harito e ka cilësuar reformën në administratë si një nga më të suksesshmet dhe të plotat, e cila sipas saj është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare. Sipas Haritos, 10 mijë persona janë punësuar në administratë duke përfituar statusin e nëpunësit civil…