🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,012 ▲ +0.25% ETH $2,501 ▲ +0.27% XRP $1.3903 ▼ -0.96% SOL $109.3500 ▼ -0.14%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha u rikonfirmua, Elezi: Brenda PD ka manipulatorë votash që duhen bërë shembull

Ish-kreu i PD Kukës Ibsen Elezi duke komentuar procesin zgjedhor për kreun e PD-së, tha në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçen në A2CNN se referendumi si term është i pavlefshëm, pasi statuti njeh vetëm zgjedhjet një herë në katër vjet.

Sipas Elezit PD-ja po shkon drejt rënies graduale për shkak të lidershipit të saj dhe mungesës së forcës institucionale.

Demokrati akuzoi me emra disa funksionarë të PD-së, si Paloka apo Vokshi, të cilët sipas tij njihen si manipulatorë votash dhe u duhen “prerë” duart për t’u bërë një shembull brenda kampit demokrat.

“Termi referendum është term i shpikur nga Sali Berisha, edhe e hanë pastaj gazetarë, pedagogë, analistë. Nuk figuron termi referendum në statutin e PD-së, ka proces zgjedhor një herë në katër vjet, se është proces periodik. Në aspektin politik dua të them që Berisha është me dy humbje, dhe kur ti e ke partinë me vakum pikëpamjesh…”, tha Elezi.

“PD për shkak të këtij lidershipi do shkojë drejt rënies graduale. Sepse një parti e sheh forcën e vet se sa institucionale është, një shtet e sheh forcën e vet se sa institucionale është. Patjetër që ka zhgënjim. Berisha sulmon Ramën si manipulator votash, dhe merr Palokën që thotë kemi vjedhur vota sa kemi lënë nam, dhe e emëron kryetar parlamenti në PD. Po kush të beson kështu?! Kam akuzuar Vokshin me fakt, kam akuzuar me fakt Këlliçit. Janë 8 persona që duhen bërë shembull, t’u ‘priten’ duart. Këtu modeli i suksesit është projektuar që para 90-ës! E ka projektuar Ramiz Alia, një person në natyrën e servilit, arriti që nga i 10-ti për të qenë kryetar shteti, u bë i pari. Ky është modeli”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.