Ekonomia

BERZH, 149 mijë euro grant për strategjinë e taksimit të rrugëve

Qeveria shqiptare do të ketë një strategji dhe hartën e rrugëve që mund të taksohen, e cila do të përdoret më pas për mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo strategji do të hartohet nga kompania Egnatia Odos, përmes një granti prej 149 mijë eurosh të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ne-komisionin-parlamentar-te-veprimtarise-prodhuese-Foto-Albert-Myftaraj1Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi të hënën projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të aksionarëve, për Strategjinë e Taksimit Rrugor në Shqipëri”.

Argita Totozani, drejtore e integrimit në Ministrinë e Transporteve, e pranishme në Komision tha se fondi për të mirëmbajtur rrugët është 10 milionë euro në buxhet, por në fakt duhen 40 milion euro.

“Kompania Egnatia Odos ka kohë 8 muaj të bëjë strategjinë dhe të dalë me një hartë për studimin e rrugëve sa ka kushtuar secila dhe sa mund të vihet taksa”, u shpreh Totozani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button