Ekonomia

BERZH, 290 mijë euro për planin e transportit në Shqipëri

Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka akorduar qeverisë shqiptare një fond granti prej 289.383 eurosh për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri(PQT).

FSHZH-rikonstrukton-rrugën-“Bërxullë-Laknas-11Në komisionet e përhershme të Kuvendit po shqyrtohet sot marrëveshja e grantit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe BERZH, ky i fundit në cilësinë e administratorit të fondeve grant për këtë sektor.

Granti prej 289.383 eurosh do te jetë një dokument kyç per Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës(MTI) ne përmbushjen e qëllimit për kursimin e energjisë për sektorin e transportit në Shqipëri dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të rrjetit të transportit.

Për transportin kombëtar, objektivi kryesor është të përgatisë një plan pragmatik, duke vendosur objektiva për zhvillimin e qëndrueshëm të rrjetit multimodal të transportit, ndërsa për transportin urban/qytetas, t’i sigurojë MTI-së politikat e praktikave më të mira, të cilat mund të zbatohen në nivel vendor. Për këtë qëllim do të përgatitet edhe një plan veprimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button