☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.83 ▲0.79%
ARI 4,445 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,766 ▲ +4.16% ETH $2,147 ▲ +4.46% XRP $1.4299 ▲ +3.21% SOL $91.2800 ▲ +5.82%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

BERZH, mundësi që të financojë projekte të reja në Kosove

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, së bashku me një delegacion të Republikës së Kosovës po marrin pjesë në konferencën e 25-të të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në konferencë, ministrja Bajrami ka biseduar me përfaqësues të BERZH-it lidhur me projektet rrugore dhe hekurudhore që do të financohen nga ky institucion, si dhe për mundësinë e financimeve të reja në këtë fushë.

Siç thuhet në komunikatë, në këtë konferencë po marrin pjesë delegacione të larta nga qeveritë e vendeve anëtare të BERZH-it dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Ministrja Bajrami zhvilloi dje takime bilaterale me drejtoren e Sektorit të Transportit të BERZH-it, Sue Barret, me drejtorin e Grupit të Ballkanit Perëndimor për Financimin e Institucioneve pranë BERZH-it, Hennry Russell, me drejtoren e Sektorit për Financimin dhe Zhvillimin e NVM-ve, Charlotte Ruhe, dhe me drejtorin për rajonin e Ballkanit Perëndimor në BERZH, Holger Muent.

Po ashtu ministrja Bajrami takoi edhe drejtorin për Evropë dhe Lindje të Mesme të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Yamanaka Shinichi”, njofton komunikata e MTI-së për mediat.

Me përfaqësuesit e BERZH-it, ministrja Bajrami bisedoi lidhur me projektet rrugore dhe hekurudhore të cilat do të financohen nga ana e BERZH-it, si dhe për mundësitë e financimit nga BERZH të projekteve të reja për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve, rehabilitimin dhe ndërtimin e linjave hekurudhore, financimin e ndërtimit të infrastrukturës fizike të zonave ekonomike, etj.

Gjithashtu, në këto takime u bisedua për gjetjen e formave dhe mundësive nëpërmjet të cilave BERZH mund të përkrah Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ndërsa, në takimin e mbajtur me drejtorin për Evropë dhe Lindje të Mesme të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar u diskua për thellimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar me qëllim të gjetjes së formave për përkrahjen dhe financimin e projekteve për zhvillim ekonomik në Kosovë nga ana Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, thuhet në fund.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.