Keshilla
Të mirat shëndetësore të patates së ëmbël

Patatja e ëmbël ose siç e ka emrin shkencor Ipomoea batatas, e ka origjinën ne Amerikën jugore, e me shume mundësi ne Peru.

Për shkak te përmbajtjes se Vitaminës C, patatja e ëmbël na ndihmon te luftojmë edhe plakjen qelizore. Mire është te konsumohet me gjithë lëkurë sepse ajo ka edhe me shume te mira se pjesa e brendshme. Pigmentimet e familjes se flavonoideve njihen për cilësitë antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Shume studime te fundit kane treguar se kjo patate mund te ule rrezikun për kancer tek femrat qe janë ne para menopauze, ndërkohë qe gjethet e saj ulin rrezikun për kancer te mushkërive.