roze

“Besimi në Zot më shpëtoi”

shialb-FURYShia LaBeouf ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Interview’ se xhirimi i filmit ‘Fury’ e ka ndihmuar të kalojë problemet e tij me alkoolin dhe drogën.

Aktori 28-vjeçar theksoi se ka kaluar “një krizë ekzistenciale” dhe se alkooli, droga dhe aktrimi e kanë ndihmuar të kalojë atë periudhë të keqe.

“Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të largohem nga vetja. Gjeja ngushëllim në xhirime, bare ose te droga”, tha Shia, i cili për kapërcimin e problemeve të tij i jep meritën filmit ‘Fury’, ku ai interpreton një ushtar që mbështetet tek besimi në Zot për t’i shpëtuar Luftës së Dytë Botërore.

“Kam gjetur Zotin gjatë xhirimeve të ‘Fury’-t. Jam bërë një i krishterë i vërtetë. Besimi më ka shpëtuar”, theksoi 28-vjeçari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button