☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.36 ▼5.4%
ARI 4,574 ▲3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,658 ▼ -0.01% ETH $2,160 ▲ +0.84% XRP $1.4194 ▲ +0.14% SOL $91.1200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Betohet qeveria e Mitsotakis

Duke marrë sipas traditës edhe bekimin e kryepeshkopit Jeronimos, ministrat e kabinetit të ri të Kyriakos Mitsotakis bënë betimin tek Presidenti Prokopis Pavlopulos.

Në total kabineti i ri qeveritar ka 17 ministra, 51 anëtarë në total përfshirë ministra, zv/ministra e sekretarë shteti. Spikasin emra si ai i ministrit të Brendshëm dhe Migracionit Mihalis Krisohidhis, i cili ka shërbyer në gjithë qeveritë e PASOK-ut pas vitit 2000, ai i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos dhe ai i Jashtëm Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, me profesion jurist, 60-vjeçari ka lindur në Korfuz por sipas mediave greke, prejardhen familjare e ka nga Vunoi në Himarë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, gjatë marrjes së postit nga Jorgos Katrugalos, pararendësi i tij në detyrë, Nikos Dendias theksoi se klima e unitetit kombëtar do të ndiqet edhe në politikën e jashtme. Prioritet do të kenë edhe grekët që jetojnë jashtë vendit.

“Dua të siguroj se qeveria Mitsotakis do të kërkojë gjithmonë konsensus në politikën e jashtme. Do të mbrojmë interesat kombëtare dhe do të forcojmë marrëdhëniet me grekët jashtë vendit”.

Siç shkruan e përditshmja “To Ethnos”, një ndër sfidat më kryesore të ministrit të ri të Jashtëm grek janë edhe marrëdhëniet fqinjësore me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Problemet me Turqinë në Mesdheun Lindor për zgjerimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike të nxitura nga ish-ministri Nikos Kotsiaz kanë zvarritur edhe marrëveshjen me Shqipërinë për delimitimin e hapësirave detare me Shqipërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.